- Albanian
Përditësim nga Tetori 2022:
Regjistrimi i ardhshëm kombëtar është planifikuar të mbahet në vitin 2023, ndërkohë që koha e saktë e mbajtjes së tij nuk është përcaktuar ende. Në vitin 2021 sipas Institutit Shqiptar të Statistikave (INSTAT) të dhënat tregojnë 2 533 azilkërkues në Shqipëri që shënon nje rritje prej 13.5 % krahasuar me vitin 2020. Azilkkërkuesit e ardhur nga Afganistani (2 498) përfaqësojnë 98.6 % të numrit të përgjithshëm të azilkërkueseve. Në vitin 2021, 711 persona fituan shtetësinë shqiptare duke shënuar një rritje prej 68.1 % krahasuar me vitin 2020.
Ligji i Ri për të Huajt hyri në fuqi në nëntor 2021 dhe vendosi për herë të parë një procedurë për përcaktimin e pashtetësisë (PPD). Procedura mbetet ende për t'u rregulluar me udhëzim të Ministrit të Rendit dhe Sigurisë Publike. Për pasojë, procedura e re e përcaktimit të pashtetësisë nuk është ende funksionale dhe detajet ende nuk janë sqaruar. Ligji nuk kërkon qëndrim të ligjshëm për të hyrë në PPD, por azilkërkuesit, refugjatët dhe përfituesit e një forme tjetër të mbrojtjes sipas Ligjit për Azilin nuk kanë të drejtë të aplikojnë në PPD. Ligji i ri kufizon gjithashtu paraburgimin për personat që i nënshtrohen urdhrit të dëbimit dhe alternativat ndaj paraburgimit kanë përparësi. Nuk ka asnjë detyrim për autoritetet që të lirojnë një person kur nuk ka perspektivë të arsyeshme largimi, por ato duhet të shqyrtojnë nëse qëllimi i ndalimit ekziston ende. Ndërsa ligji i ri parashikon përkufizim të cenueshmërisë, kjo nuk përfshin pashtetësinë.
Partneritetet e të njëjtës gjini dhe prindërimi i të njëjtës gjini nuk njihen ligjërisht në Shqipëri, kështu që është e paqartë se cilat të drejta do të kishin prindërit e të njëjtës gjini për t'ia kaluar shtetësinë e tyre një fëmije. Në një çështje aktualisht në pritje të apelit, regjistri i gjendjes civile refuzoi regjistrimin e fëmijëve që njihnin nënat e të njëjtës gjini me të drejta të barabarta.
Burimet e reja në dispozicion për Shqipërinë tani përfshijnë:
- 2021 Statelessness Index Survey
- Submission to inform the European Commission 2022 Enlargement Package, including Albania (April 2022)
- Submission to inform the European Commission 2022 Enlargement Package, including Albania (April 2021)
- Vendimi nr. 1017 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë (1 prill 2022), duke refuzuar regjistrimin e fëmijëve të lindur nga nëna të të njëjtës gjini dhe të drejtat e tyre të barabarta prindërore.
Kuadri i ligjeve dhe politikave në Shqipëri ka disa aspekte pozitive dhe disa boshllëqe të dukshme. Pozitivisht, Shqipëria është shtet palë në tre nga katër konventat thelbësore të pashtetësisë pa asnjë rezervë, si dhe të gjitha instrumentet e tjera ndërkombëtare përkatëse. Disa të dhëna lidhur me popullsinë pashtetësi dhe në rrezik pashtetësie janë të disponueshme nga procesi i regjistrimit dhe një studim i kohëve të fundit, por nuk ka asnjë kategori 'pa shtetësi' në të dhënat e azilit dhe imigracionit, përfshirë këtu dhe ato që lidhen me ndalimin.
Në ligjin shqiptar ka përkufizim mbi personin pa shtetësi, por ky është më i ngushtë se përkufizimi i Konventës së vitit 1954. Ligji i ri “Për të huajt”, i cili ka hyrë në fuqi në nëntor të vitit 2021, ka vendosur një procedurë për përcaktimin e pashtetësisë dhe parasheh nxjerrjen e një udhëzimi të dedikuar për rregullimin e procedurës, por kjo ende nuk është funksionalizuar dhe detajet ende nuk janë sqaruar. Disa të drejta tashmë u janë dhënë me ligj personave pa shtetësi, duke përfshirë të drejtën për të aplikuar për qëndrim për arsye humanitare, ndihmë juridike dhe një dokument udhëtimi. Sidoqoftë, qasja në këto të drejta është e vështirë pasi nevojitet një procedurë zyrtare, si edhe kërkohen dokumente identifikimi. Ka një mënyrë më të lehtë për natyralizim me anë të një kohe të reduktuar qëndrimi (edhe pse kjo është rritur nga pesë në shtatë vjet në vitin 2020) dhe përjashtimeve të bëra në disa prej kërkesave standarde. Disa masa mbrojtëse të kufizuara sigurojnë mbrojtje nga ndalimi arbitrar i personave pa shtetësi, por ka edhe pengesa në mjetet juridike efektive dhe ndihmën juridike, gjithashtu njerëzit e liruar nga paraburgimi nuk janë të mbrojtur nga një ndalim tjetër i sërishëm.
Që nga viti 2020, ligji siguron që fëmijët e lindur pa shtetësi në territor, foshnjat e lindura, fëmijët e birësuar dhe shumica e fëmijëve të lindur nga shtetas jashtë vendit të fitojnë shtetësinë shqiptare. Kohët e fundit ka pasur masa për të zvogëluar rrezikun e pashtetësisë dhe përmirësuar qasjen në regjistrimin e lindjeve, megjithatë fëmijët ende përballen me vështirësi nëse prindërit e tyre janë pa dokumente ose kanë parregullsi në dokumentacionin e tyre, dhe komunitetet e Romëve dhe Egjiptianëve preken në mënyrë disproporcionale nga kjo gjë. Në vitin 2020 u shtuan kompetenca të reja në lidhje me heqjen e shtetësisë së shqiptarëve të natyralizuar për motive të sigurisë kombëtare, por ekziston një masë mbrojtëse për të evituar rastet kur kjo rezulton në pashtetësi.
Informacioni më poshtë sipas temës u përditësua për herë të fundit në Mars 2021.
Anisa Metalla, Shoqata e Ndihmës Ligjore në Tiranë
Burime shtesë
ÇELËSI I VLERËSIMIT
INFORMACION SHTESË